Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 7 aktakuza kundër 8 të tjerëve

26.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 7 aktakuza kundër 8 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.