Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave

22.09.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se ka në kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 të dyshuar dhe ngrit 3 aktakuza kundër 4 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se ka në kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ndërsa ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:      
   
Departamenti i përgjithshëm ka ndaluar tre (3) persona, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 i KPRK-së, si dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 dhe “Dhuna në Familje” nga neni 248 të KPRK-së. 

Aktakuzat:     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 i KPRK-së.