Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona, kërkon paraburgim për 2 të tjerë dhe ngrit 13 aktakuza

11.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza, kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 18 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona, kërkon paraburgim për 2 të tjerë dhe ngrit 13 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza, kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 18 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për 8 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona, ka kërkuar paraburgim për 2 persona dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 2 persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 1 person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 të mitur, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 4 të KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.                 

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
3 aktakuza kundër 4 personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     
1 aktakuzë kundër 1 personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.      
1 aktakuzë kundër 2 personave, për veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i KPRK-së.