Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona dhe ngrit 9 aktakuza kundër 13 personave

25.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 3 persona dhe ngrit 9 aktakuza kundër 13 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
       
Aktakuzat: 

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale: 
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,        
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.