Prokuroria e Prizrenit ndalon 2 persona si dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë

21.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza, kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 7 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, të […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 2 persona si dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza, kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 7 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 7 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona si dhe ka kërkuar paraburgim për tre persona të tjerë.

Poashtu kjo prokurori ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).