Prokuroria e Prizrenit kërkon parburgimin e një personi dhe ngrit 17 aktakuza kundër 19 personave

30.06.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindekatërmbëdhjetë (114) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon parburgimin e një personi dhe ngrit 17 aktakuza kundër 19 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindekatërmbëdhjetë (114) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve për  veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale, “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.