Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre personave dhe ngrit dy aktakuza kundër dy të tjerëve

11.08.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e tre personave dhe ngrit dy aktakuza kundër dy të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak kundër tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimti për tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuz kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.