Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza kundër 15 të tjerëve

30.12.2021

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza kundër 15 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.