Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 4 aktakuza kundër 6 të tjerëve

29.09.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetenjë (21) personave, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të njëzetegjashtë (26) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër dy […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e 3 personave dhe ngrit 4 aktakuza kundër 6 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetenjë (21) personave, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të njëzetegjashtë (26) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope“, nga neni 267, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. nga kjo kërkesë janë sekuestruar, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “kokainë” me sasi 0.72 gram, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “marihuanë” me sasi 1.36 gram, një (1) dwr me numër serik: S/N 201505130280, para të gatshme, gjithsej 190 euro, një (1) qese plastike me mbetje të substancës të dyshuar për kokainë e pa peshuar (sasi e vogël).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për trembëdhjetë (13) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, në kohëzgjatje prej 48 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” ndërsa, njëri nga të ndaluarit ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.