Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një person të dyshuar për dhunë në familje

19.03.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 13 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 16 personave të dyshuar […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për një person të dyshuar për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 47 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 13 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 16 personave të dyshuar dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).