Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza kundër 15 të tjerëve

30.09.2021

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.  Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e një personi dhe ngrit 12 aktakuza kundër 15 të tjerëve Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.