Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 3 persona

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 3 persona

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar pesë persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre personave.

Gjithashtu, kjo prokurori për 24 orë ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).       

RAPORTO