Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 3 persona dhe ngrit 5 aktakuza kundër 6 të tjerëve

08.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 32 personave për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 6 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 10 personave, të dyshuar se […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 3 persona dhe ngrit 5 aktakuza  kundër 6 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 32 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 6 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 10 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për 3 personatë dyshuar për vepra të ndyshme penale.

Poashtu kjo prokurori ka ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).