Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 2 persona dhe ngrit 13 aktakuza për 14 të tjerë

22.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 62 aktakuza, kundër 70 personave për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 12 persona të dyshuar, janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 2 persona dhe ngrit 13 aktakuza për 14 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 62 aktakuza, kundër 70 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 12 persona të dyshuar, janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona, raporton SuharekaOnline.

Poashtu kjo prokurori për 24 orë ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë
(14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i  narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 374 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e prokurorisë.