Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për një person

31.05.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 7 persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një personi. […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për një person Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 7 persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 5 persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona për 48 orë.

ProkuroritëProkuroria SpecialePrishtinëPrizrenPejëGjilanGjakovëMitrovicëFerizajTotal
Aktakuzat
Personat
Ndalimet527
Paraburgimet kërkesat – personat2-21-13-3
Bastisjet
Sekuestrimet

Prokuroria Themelore Prishtinë


Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti  ka kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti  ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.