Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për një person dhe ngrit 9 aktakuza kundër 10 personave

21.05.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se brenda 24 ore nga prokuroritë themelore janë ngritur 34 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 22 persona të dyshuar, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave, si dhe janë paraqitur […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për një person dhe ngrit 9 aktakuza kundër 10 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se brenda 24 ore nga prokuroritë themelore janë ngritur 34 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 22 persona të dyshuar, janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave, si dhe janë paraqitur 3 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një person dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” .

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren,Departamenti I përgjithshëm  ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:  
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.