Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për 5 persona

Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për 5 persona
Çlirim Gashi

17.05.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 9 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 5 personave. 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për 5 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” si dhe, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

RAPORTO