Prokuroria e Prizrenit brenda 48 ore ngrit 5 aktakuza, ndalohen 2 persona

02.12.2020

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ngritur 79 aktakuza ndaj 105 personave. Prokurorit të Shtetit, gjithashtu ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë ndaluar edhe 5 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 48 ore ngrit 5 aktakuza, ndalohen 2 persona Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ngritur 79 aktakuza ndaj 105 personave.

Prokurorit të Shtetit, gjithashtu ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë ndaluar edhe 5 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se brenda 48 orëve të fundit ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 8 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, transmeton SuharekaOnline.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)” thuhet në njoftim.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje’’.  

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:                   

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.