Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ngrit 6 aktakuza, ndalohen 2 persona të dyshuar

30.12.2020

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 8 personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ngrit 6 aktakuza, ndalohen 2 persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 8 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 7 persona, si dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 2 persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 3 persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.