Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ngrit 3 aktakuza kundër 6 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 62 aktakuza kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 8 persona të dyshuar dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër 4 të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 3 aktakuza kundër 6 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” ,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi” .