Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ngrit dy aktakuza kundër dy personave

03.12.2020

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë ngritur 42 aktakuza ndaj 46 personave. Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndalur edhe 4 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ngrit dy aktakuza kundër dy personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë ngritur 42 aktakuza ndaj 46 personave.

Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndalur edhe 4 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).