Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ndalon 3 persona dhe ngrit 10 aktakuza

19.02.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 16 persona, si dhe janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ndalon 3 persona dhe ngrit 10 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 16 persona, si dhe janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për 48 orë.

Gjithashtu, kjo prokurori brenda 24 orëve të fundit ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.