Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ndalon 3 persona, cakton paraburgim për një tjetër

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ndalon 3 persona, cakton paraburgim për një tjetër
Eurolinda Zenelaj

08.01.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së dhe një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.  

Gjithashtu Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 lidhur me “Tentativa” nga neni 28 i KPRK-së.

RAPORTO