Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 9 aktakuza dhe ka kërkuar paraburgim për 1 person

03.03.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 9 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa  për caktimin e paraburgimit të 10 personave, për […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 9 aktakuza dhe ka kërkuar paraburgim për 1 person Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar 9 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa  për caktimin e paraburgimit të 10 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi.

Gjithashtu, kjo prokurori brenda 24 orëve të fundit ka ngritur 9 aktakuza kundër 13 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.