Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 5 aktakuza dhe ka ndaluar një person

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.       

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së. 
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

RAPORTO