Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave

15.12.2020

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.