Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 15 aktakuza, ndalohet një person

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?
ProkuroritëProkuroria SpecialePrishtinë Prizren  PejëGjilanGjakovëMitrovicëFerizaj       Total:
Aktakuzatpersonat5-515-171-11-21-12-225-28
Ndalimet18112417
Paraburgimet: kërkesat – personat1-11-11-1 –3-3
Bastisjet
Sekuestrimet

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”.

RAPORTO