Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 11 aktakuza, ndalohet një i dyshuar

04.02.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 47 aktakuza kundër 61 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë 7 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 5 persona të dyshuar […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ngritur 11 aktakuza, ndalohet një i dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 47 aktakuza kundër 61 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë 7 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 5 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një 1 person, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 16 personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.     

Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se personi i ndaluar dyshohet për veprën penale Vjedhja nga neni 314 i KPK-së.

Ndërsa, njofton se aktakuzat janë ngritur për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.   

ProkuroritëAktakuzat
personat
NdalimetParaburgimet:
 kërkesat – personat
Prishtinë21-2843-5
Prizren11 – 1610
 Pejë000
Gjilan3 – 300
Gjakovë2 – 220
Mitrovicë8 – 1000
Ferizaj2 – 200
Total:47 – 61  73 – 5