Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar një person të dyshuar për kanosje

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar një person të dyshuar për kanosje
Eurolinda Zenelaj

17.03.2021 / Kronika

Prokurori i shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza, kundër 75 personave për vepra të ndryshme penale,

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 10 persona të dyshuar, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo para-policore” nga neni 3 i Ligjit nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Kanosja“.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

RAPORTO