Kreu 8 vjedhje në Budakovë, i dyshuari ndalohet nga Prokuroria e Prizrenit

27.04.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, të […]

Kreu 8 vjedhje në Budakovë, i dyshuari ndalohet nga Prokuroria e Prizrenit Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 35 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.         

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK. 
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;  
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 i KPRK-së” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.       

Njoftimi i Policisë së Kosovës për të dyshuarin që kreu vjedhje të rënda në fshatin Budakovë të Suharekës.

”Në fshatin Budakovë të Suharekës, policia ka pranuar informacion se nga data 20 prill 2021, në këtë fshat u kryen rreth tetë vjedhje nëpër shtëpi. Hetuesit policor me profesionalizëm duke bashkëpunuar me qytetarë, shtuan patrullimet dhe vëzhgimet në këtë lokacion duke monitoruar çdo lëvizje e sidomos gjatë natës.

Me datë 26 prill 2021, në mbrëmje policët hetues vërejtën një automjet të dyshimtë në këtë zonë dhe filluan me verifikimin e tij. Automjeti ishte pronë e një kompanie e cila i jepte me qira (renta) nga Ferizaj.

Pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit identifikuan edhe personin e dyshimtë i cili e kishte marrë në shfrytëzim. Madje përmes pajisjes GPS verifikuan edhe lëvizjet e fundit, dhe në bazë të lëvizjeve automjeti kishte qenë në të gjitha lokacionet ku ishin kryer vjedhjet.

Në këtë rast u ndalua i dyshimti P.F i lindur në vitin 1996, dhe u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës, i njëjti i pranoj të gjitha veprat penale të cilat i kishte kryer në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tani është i njohur për policinë. Të dyshimtit përdorën automjetin me qira për të kryer vjedhje ne këtë zonë, dhe brenda automjetit policia gjatë kontrollimit gjeti edhe një armë lodër.

Hetuesit informuan Prokurorin e Shtetit i cili vendosi që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar dhe zyrtarët janë në kërkim edhe të personit tjetër të dyshimtë për të cilin kanë njohuri mbi identitetin e tij”