Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar 4 persona

08.02.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave. Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë ndalimin e katër (4) personave për 48 orë dhe ka bërë […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar 4 persona Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë ndalimin e katër (4) personave për 48 orë dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.