Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar 3 persona dhe ka ngritur 10 aktakuza

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza, kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren brenda 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).    

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren brenda 24 ore ka ndaluar 3 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.  

Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Prizren brenda 24 ore ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, për këto vepra penale:

3 aktakuza kundër 3 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

1 aktakuzë kundër 2 personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,   

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

RAPORTO