Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar 1 person dhe ka kërkuar paraburgim për 2 të tjerë

28.01.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar 1 person dhe ka kërkuar paraburgim për 2 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovësgjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, është ndaluar një (1) person për 48 orë si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).