Prokurori i Shtetit ngrit 93 aktakuza kundër 109 personave, ndalon 16 të tjerë dhe kërkon paraburgimin e dy personave

27.07.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetri (93) aktakuza kundër njëqind e nëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) […]

Prokurori i Shtetit ngrit 93 aktakuza kundër 109 personave, ndalon 16 të tjerë dhe kërkon paraburgimin e dy personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetri (93) aktakuza kundër njëqind e nëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit,  me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy (2) raste të ndara, si dhe, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi” dhe gjashtë (6) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,në dy (2) raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Përdorimi i armës”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Përdorimi i armës, ose mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.
 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vetgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.
 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.