Prokurori i Shtetit ngrit 44 aktakuza kundër 57 personave

Prokurori i Shtetit ngrit 44 aktakuza kundër 57 personave
Taulant Krasniqi

13.07.2021 / Kronika

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar tridhjetegjashtë (36) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente, janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me kërkesë të prokurorit të shtetit, është sekuestruar një (1) automjet transportues kombi i markës “Peugeot ekspert” dhe masë drusore e llojit “Breu” – dru teknik, pa leje transporti në sasi 2.00 m3.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe masës drusore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në gjashtë (6) raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak tëveprave të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në tri raste të ndryshme dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit