Prokurori i Shtetit ngrit 34 aktakuza dhe paraqet 11 kërkesa për paraburgimin e 19 personave

06.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetekatër (34) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave.  Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre […]

Prokurori i Shtetit ngrit 34 aktakuza dhe paraqet 11 kërkesa për paraburgimin e 19 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetekatër (34) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave. 

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza, kundër tridhjetekatër  (37) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndryshme, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara, si dhe, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, në tre raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave. 

Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, pesë (5) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër  (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i të drejtave nga sigurimi social”.

Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se dy (2) prej të dyshuarve kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”,  ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se një (1) prej të dyshuarve ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, ndërsa një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë  për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së, po ashtu nga ky departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.


Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë. Katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
 

Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Grabitje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, në tre raste të ndara. Një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Grabitje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit është bërë kundër një (1) personi të dyshuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe , një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”.
 

Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person tjetër, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”,  një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.