Prokurori i Shtetit ndalon 8 të dyshuar dhe ngrit 89 aktakuza kundër 95 personave

02.09.2021

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë 89 aktakuza kundër  95 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tetë persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë  personave. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve […]

Prokurori i Shtetit ndalon 8 të dyshuar dhe ngrit 89 aktakuza kundër 95 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë 89 aktakuza kundër  95 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tetë persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë  personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur 26 aktakuza kundër 30 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe, ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe  ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të  dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur  17 aktakuza kundër 17 personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një  person të dyshuar, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.