Prokurori i Shtetit ndalon 5 persona dhe kërkon paraburgimin e 4 të tjerëve

01.11.2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të  dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të […]

Prokurori i Shtetit ndalon 5 persona dhe kërkon paraburgimin e 4 të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të  dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, është bërë (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy  (2) personave të dyshuar.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale ”Lëndimi i rëndë trupor”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të  dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, një (1)  person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy  (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar te armëve”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale ”Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.