Prokurori i Shtetit ndalon 12 të dyshuar dhe kërkon paraburgim për 3 persona

13.09.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave. Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe […]

Prokurori i Shtetit ndalon 12 të dyshuar dhe kërkon paraburgim për 3 persona Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore  në Ferizaj, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti për Krime të Renda me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe ka ndaluar një (1) person te dyshuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën penale “Vjedhje e rënde” si dhe ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’.

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulmi”, si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosje”.

Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ndërsa Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Vjedhja’’.