Prokurori i Shtetit kërkon paraburgimin e 5 personave dhe ndalon 4 të dyshuar

30.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të […]

Prokurori i Shtetit kërkon paraburgimin e 5 personave dhe ndalon 4 të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamentin i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.