Prokurori i Shtetit: Brenda 24 ore 11 persona të ndaluar

13.01.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe me janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të […]

Prokurori i Shtetit: Brenda 24 ore 11 persona të ndaluar Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe me janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë  ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit dy  (2)  të dyshuar për veprën penale të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për shkak të veprës penale “Vetëgjyqësi”, kurse një  (1) i dyshuar është  ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor“, “Armëmbajtje pa leje“ dhe “Përdorim i armës“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor“, “Armëmbajtje pa leje“ dhe “Përdorim i armës“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.