Prokurora e Prizrenit ngrit 15 aktakuza kundër 18 personave

03.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjatë 24 orëve të fundit, 58 aktakuza kundër 73 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej 13 persona të dyshuar dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e […]

Prokurora e Prizrenit ngrit 15 aktakuza kundër 18 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjatë 24 orëve të fundit, 58 aktakuza kundër 73 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej 13 persona të dyshuar dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 15 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprat penale si në vijim:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,”Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.