Prizren: Sulmon fizikisht një femër, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, e cila dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një femër tjetër së cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Me 27.04.2020 është arrestuar një e dyshuar femër kosovare e cila ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

RAPORTO