Prizren: Organizon bixhoz në lokal, arrestohet nga policia

04.04.2020

Një person është arrestuar në Prizren, pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. “Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, kishte organizuar lojëra të fatit”, njofton Policia e Kosovës. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në […]

Prizren: Organizon bixhoz në lokal, arrestohet nga policia Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

“Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, kishte organizuar lojëra të fatit”, njofton Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”.