Prizren: Në patrullim të rëndomtë Policia i kap të armatosur dy persona të njohur për ta

19.02.2020

Pasditen e djeshme, Policia e Prizrenit i ka arrestuar rastësisht dy persona të njohur për kryerjen e disa veprave penale. Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta brenda Prokurorisë së Prizrenit se pasi policia ndaloi veturën e tipit Mercedes rreth orës 16:00, vozitësit dhe pasagjerit, gjatë kontrollimit u është gjetur një pistoletë çekoslovake, dy […]

Prizren: Në patrullim të rëndomtë Policia i kap të armatosur dy persona të njohur për ta Foto: Ilustrim

Pasditen e djeshme, Policia e Prizrenit i ka arrestuar rastësisht dy persona të njohur për kryerjen e disa veprave penale.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta brenda Prokurorisë së Prizrenit se pasi policia ndaloi veturën e tipit Mercedes rreth orës 16:00, vozitësit dhe pasagjerit, gjatë kontrollimit u është gjetur një pistoletë çekoslovake, dy thika, një karikator dhe 16 fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetuesisë dhe ajo e krim-teknikës, të cilat kanë sekuestruar armët dhe municionin.

Siç mëson kjo gazetë, të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq pasagjeri është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar dhe për të është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.