Prizren: Në gjendje të dehur tentoi të sulmojë një person, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se një person derisa ishte në gjendje të dehur ka tentuar që të sulmojë viktimën.

Pas intervistmit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 24.02.2020 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka tentuar të sulmojë viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.