Prizren: Hajnit i bien paratë gjatë arratisjes

28.03.2020

Një rast i grabitjes është raportuar dje rreth orës 09:50 në Prizren. Një punëtore e një këmbimoreje, ka raportuar se një i dyshuar mashkull shtetas turk, fillimisht e ka sulmuar fizikisht dhe i ka grabitur para të gatshme. Megjithatë, grabitja nuk i shkoi mirë. “Gjatë ikjes të dyshuarit i kanë rënë 1.240 euro dhe të […]

Prizren: Hajnit i bien paratë gjatë arratisjes Foto: Ilustrim

Një rast i grabitjes është raportuar dje rreth orës 09:50 në Prizren.

Një punëtore e një këmbimoreje, ka raportuar se një i dyshuar mashkull shtetas turk, fillimisht e ka sulmuar fizikisht dhe i ka grabitur para të gatshme. Megjithatë, grabitja nuk i shkoi mirë.

“Gjatë ikjes të dyshuarit i kanë rënë 1.240 euro dhe të njëjtat janë konfiskuar nga njësiti policor”, ka bërë të ditur policia.

Sipas pas policisë pas një kohe i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.