Prizren: Familjarët e dërguan në spital pa shenja jete, Policia fillon hetimet për vdekje të dyshimtë

Fillimisht familjarët e dërguan në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare.

Por, më pas, ajo u dërgua në spitalin rajonal të Prizrenit mirëpo pa shenja jete.

E për vdekjen e kësaj femre, Policia e Kosovës po e cilëson si të dyshimtë.

Trupi i saj më pastaj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se nga familjarët e saj është sjellë në QKMF, viktima femër kosovare, pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

RAPORTO