Mosvendosja e rripit të sigurimit, policia për 4 ditë shqipton mbi 2 mijë gjoba

12.03.2021

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 446 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”. Ky aksion u zhvillua në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje […]

Mosvendosja e rripit të sigurimit, policia për 4 ditë shqipton mbi 2 mijë gjoba Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 446 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë.

Realizimi i këtij operacioni do të vazhdojë në të gjithë vendin, me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë, njoftoheni se nga data 08-11, ka shqiptuar 2446 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”.Realizimi i këtij operacioni do të vazhdojë në të gjithë vendin, me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.