Policia zbulon nëntë vepra penale përmes gjurmëve të gishtërinjve

26.01.2022

Zyrtarët policorë të përkushtuar në punën e tyre gjatë realizimit të procedurave hetimore kanë arritur të zbulojnë nëntë vepra të ndryshme penale falë marrjes dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve nga vendet e ngjarjeve ku ishin kryer vepra penale. Zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve Rajonale Prizren, konkretisht zyrtarët e ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve […]

Policia zbulon nëntë vepra penale përmes gjurmëve të gishtërinjve Foto: Ilustrim

Zyrtarët policorë të përkushtuar në punën e tyre gjatë realizimit të procedurave hetimore kanë arritur të zbulojnë nëntë vepra të ndryshme penale falë marrjes dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve nga vendet e ngjarjeve ku ishin kryer vepra penale.

Zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve Rajonale Prizren, konkretisht zyrtarët e ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë gjurmët latentë të tërhequra nga disa vend-ngjarje ku ishin kryer vepra penale të ndryshme.

Pas identifikimit pozitiv dhe përpilimit të raportit të ekzaminimit të këtyre rasteve janë njoftuar stacionet policore përkatës, të cilat i kanë tërheq këto raporte të cilat do të jenë bazë për procedura të më tejme, konkretisht ngritjen e kallëzimeve penale ndaj kryerësve që deri tani ishin të panjohur.

Policia mbetet e përkushtuar në realizim të detyrave të saja dhe vënien para drejtësisë të kryerësve të veprave penale.